english home
 
- AH në Media
- Buletinet Mujore
- Sondazhet Javore
- Pyetje e Përgjigje
- Së Shpejti në AH
- Galeria e Fotove
- Letra nga Pacientët
- Histori Suksesi
- Informim
- E Shtuna Vital
- Publikime
- Lajme Vital
 
Pyetje & Përgjigje

Mund te me jepni informacion me te detajuar per nje operacion te rritjes se goksit ju lutem.jam nje zonje qe kam probleme.
Ju lutemi te kontaktoni ne numrin tone te telefonit, per te lene takim me kirurgun plastik.

Dua te nderhyj ne varice te kembet
Ju lutemi lini takim ne numrin tne te telefonit per tu konsultuar me kirurget vazale.

Si mund te ulet kolesterina e keqe?
"Kolesterina e keqe"  ulet nepermjet dietes, e cila duhet te permbaje sa me pak yndyrna shtazore, sa me shume peshk, perime dhe fruta te fresketa. Nese nuk arrihet ulja e vlerave te kolesterolit nepermjet dietes, atehere mjeku juaj do ju rekomandoje terapi medikamentoze.

Transplantimet e veshkave
Procedurat e transplantit te veshkave kryhen ne menyre rutine ne Spitalin tone. Per me teper informacion ju lutemi te kontaktoni ne numrin tone te telefonit.

Si sherohet diabeti i sheqerit?
Diabeti i sheqerit eshte nje crregullim metabolik kronik, i cili ne shumicen e rasteve nuk sherohet, por per trajtimin e te cilit nevojitet mjekim specifik me medikamente hipoglicemiante (te cilat ulin nivelin e sheqerit ne gjak) ose me insuline, diete e rrepte, renie nga pesha dhe aktivitet i rregullt fizik.

A kryhen operacione te nofullave ne spitalin amerikan?
Po, ne Spitalin Amerikan kryhen operacione te nofullave. Ju lutemi kontaktoni ne numrin tone te telefonit.

A eshte i demshem duhani?
Duhani eshte nje nga faktoret madhore te rrezikut per semundje kardiovaskulare (semundja iskemike e zemres-infarkti i miokardit), semundjet e mushkerive (bronkiti kronik, emfizema, kanceri i mushkerive-90% e pacienteve te semure me kancer te mushkerive jane duhanpires) dhe per nje numer te madh tumoresh malinje si kanceri i esofagut, i pankreasit, i fshikezes se urines, etj.

Cfare ushqimesh bejne keq per kolitin?
Ushqime te cilat mund te precipitojne simptomat e kolitit jane : alkooli, kafeina, pijet e gazuara, legumet, frutat e thata, ushqime te cilat permbajne sulfur ose sulfate, piper dhe erezat, mishi, ushqimet pikante, etj.

A beni ju IVF? Jam nje zonje 41 vjec dhe gjendja ime shendetsore eshte shume e mire
Procedurat e IVF (fertilizimi in vitro) do te fillojne te kryhen se shpejti ne Spitalin Amerikan. Ju lutemi te mbeteni te update-uar me faqen tone ne internet.

Kur duhet te vij per mamografi?

Mamografia kryhet si procedure screening, per te diagnostikuar ne fazat e hershme kancerin e gjirit, Ajo kryhet gjithashtu per te vleresuar nje femer, e cila paraqet simptoma te tilla si nje mase ne gji, dhimbje te gjirit, demtim te lekures se gjirit ose te mameles.

Sipas rekomandimeve te gjitha femrat pas moshes 40 vjec duhet te kryejne mamografi cdo 1-2 vjet. Femrat, nenat ose motrat e te cilave kane vuajtur nga kanceri i gjirit duhet te nisin te kryejne mamografi, perpara moshes, ne te cilen eshte diagnostikuar nena ose motra.

Fillimi | << |  1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24  | >> | Fundi
 
 
 

Copyright © 2008-2014 - Univers-Alb Sh. a. - Spitali Amerikan. All rights reserved!
Përmbajtja është autentike dhe pronë e Spitalit Amerikan. Ndalohet riprodhimi, përdorimi apo shpërndarja e pa autorizuar e materialeve.